Tensione te Reali, Ramos s’kontrollon nervat, godet shokun e skuadrës / VIDEO


Tensione dhe përplasje mes lojtarësh në radhët e Real Madrid, ku protagonist ka qenë qendërmbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i ekipit. 

Një incident jo i këndshëm ka ndodh paraditen e sotme në seancën stërvitore në prag të ndeshjes në Champions League kundër Viktoria Plzen, shkruan Los Blancos Albania.

 Sergio Ramos ka goditur dy herë me top mbrojtësin e skuadrës Sergio Reguilon, produkt i Canteras, që së fundmi ka debutuar edhe në Champions si titullar, teksa në atë moment është afruar mesfushori, Luka Madric për të qetësuar situatën.

Megjithatë, në video që tashmë është bërë virale në rrjet, duket se kapiteni i ka drejtuar gishtin tregues, duke kuptuar se kjo situatë nuk do të përfundojë këtu.  Duhet thënë se problemet nuk kanë fund për Real Madrid, si në rezultate, tashmë kanë filluar të ndodhin dhe brenda ekipit.

Loading...
Powered by Blogger.