Reali kthehet tek fitorja, shpëton Lopetegui / VIDEO


Real Madrid ka fituar sonte me rezultat 2-1 kundër Viktoria Plzen por nuk ka bindur me lojë. Edhe pse e dominuan këtë ndeshje, Los Blancos fituan vetëm me rezultat 2-1, një rezultat që sigurisht do ta luaj karrigen e Julen Lopeteguit në Real Madrid.

Real Madrid ka fituar pikët e radhës në Ligën e kampionëve duke e mundur Viktoria Plzen me rezultat 2-1, shkruan Los Blancos Albania.

Kampionët e Europës edhe pse fituan prapë nuk kanë arritur që të bindin me lojë, derisa ky Real Madrid nuk është as përsëafërmi Real Madridit të vitit të kaluar.

Pjesa e parë u dominua nga kampionët në fuqi të Europës, por prapë sulmi i Los Blancos nuk ishte në nivelin e duhur që ta përfundojë këtë ndeshje që në pjesën e parë.

Golin e parë dhe të vetëm në pjesën e parë e shënoi Karim Benzema në minutën e 11’të me kokë.


Ky gol për Benzeman vjen pas afër 1000 minutave lojë pa gol në të gjitha garat për francezin, pavarësisht se ai ka luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet e Real Madridit këtë sezon.

Isco e pat një mundësi të mirë për gol në minutën e 35, ndërkaq mysafirët ishin afër për të barazuar rezultatin në minutën e fundit, pra 45 të pjesës së parë.

Real Madridi e filloi shumë mirë edhe pjesën e dytë duke arritur që të shënoi gol në minutën e 55’të.

Marcelo gjendet ballë për ballë portierit kundërshtarë duke shënuar me lehtësi golin e dytë dhe të sigurisë për Los Blancos.

Pas golit të dytë, mysafirët filluan të ngjallen dhe arritën që të shënojnë edhe golin e tyre në minutën e 78’të.

Hrosovky shënoi për Viktoria Plzen një gol që arriti të dridh paksa Real Madridin.

Megjithatë, Los Blancos arritën që ta kontrollojnë ndeshjen për të marrë tri pikët e radhës.

Me këto tri pikë Real Madridi është në vendin e dytë pasi që Roma ka fituar me rezultat 3-0 kundër CSKA’së, me të cilën skuadër Real Madrid humbi në Moskë me rezultat 1-0. /GazetaExpress/


Loading...
Powered by Blogger.