"Real Madridi e mori si sfidë të lehtë largimin e Ronaldos."


Jorge Valdano ka diskutuar krizën e ish klubit të tij në Real Madrid, të cilët u mposhtën nga Levante për herë të katërt rresht në pesë ndeshjet e fundit

Ish lojtari i Real Madridit, trajneri dhe drejtori sportiv Jorge Valdano ka diskutuar për formën e tmerrshme që po kalon klubi, duke thënë për radion spanjolle, “Onda Cero” pasi që disa nga yjet e Real Madridit po vuajnë nga lodhja në Botëror-që kampionët europian u nënvlerësuan impaktin e Ronaldos duke e shitur atë në Juventus në verë.

Mungesa e golave nuk është faji i Lopeteguit, thotë Valdano

“Varane dhe Modric ende janë të lodhur nga Botërori dhe ende janë me mendje atje në finale”, ka thënë ai për programin “El Transistor” pasi që Reali u mposht nga Levante dhe ata u kritikuan për humbjen e katër në pesë ndeshjet e fundit, duke shtuar se problemi i trajnerit është se ende nuk ka gjetur atë vrasësin para portës kundërshtare këtë sezon.

 Me Realin që dështoi për të gjetur zëvendësim adekuat për Ronaldon, i cili ka shënuar 450 gola për ta në nëntë vite në Bernabeu, këtu nuk mund të kritikohet Julen Lopetegui, arsyeton Valdano. “Tundja e topit në rrjetë është pjesa më e vështirë e ndeshjes”, thotë ai. “Problemi numër një i Realit janë golat, sepse atyre ju mungon një specialist dhe kjo nuk është një gjë që trajneri mund ta zgjidh”.

“Në Barcelonë, ata janë të tmerruar që mungon Messi”

Derisa vëmendja është në El Clasicon e së dielës – të parën që nga dhjetori i 2007 pa Ronaldon dhe pa Lionel Messin e lënduar – Valdano theksoi se diferenca në qasjen e Realit dhe Barçës është se ata në këtë përballje do të jenë pa dy yjet e tyre. “Në Barcelonë, janë të tmerruar që Messi është jashtë, përderisa në Real Madrid largimi i Cristianos u morr si i lehtë, por nuk doli ashtu”, ka deklaruar ai.
Loading...
Powered by Blogger.