Nëse dështon marrëveshja me Conte, kjo legjendë e merrë postin e trajnerit në Real !


Real Madridi asesi të këndellet duke vazhduar formën e dobët ku në 5 ndeshjet e fundit nuk di për fitore me 4 humbje dhe 1 barazim, shkruan Los Blancos Albania.

Padyshim se pas rezultateve të dobëta përgjegjësia kryesore mbetet tek trajneri edhe pse nuk duhet lartësuar shumë as lojtarët të cilët janë larg formës së tyre më të mirë.

Nga kjo lërë të kuptojm se shkarkimi i Lopeteguit është shumë afër, ndërsa si pasues të tij janë spekuluar disa emra, e më i fundit është ai i Guti Hernandez i cili edicionin e kaluar drejtoi ekipin e të rinjëve të Real Madridit, ndërsa momentalisht është asistent trajneri tek ekipi i Besiktas.

Sipas burimeve të DefensaCentral të cilat janë të afërta me Realin, Florentino Perez po mendon të shkoi me taktikën e njejtë siq veproi me Zidanin duke i’a besuar timonin e skuadrës.

Madje, Guti cilësohej si pasues i Zidane duke parë rezultatet e mira dhe trofet të cilat i fitoi me Real Madrid U19, mirëpo që spanjolli këtë edicion vendosi të shkoi tek Besiktas për të marrë më shumë njohuri në zejën e trajnerit.

Guti e njeh mirë klubin e Realit pasi këtu ai kaloi 14 vite dhe ndoshta do të ishte personi i vetëm që mund t’a nxirrte nga kriza momentale klubin madrilen.
Loading...
Powered by Blogger.