Lopetegui do të shkarkohet pas humbjes së radhes !


Fati i Julen Lopeteguit është vendosur nga Florentino Perezi dhe bordi i Real Madridit, dhe spanjolli do të shkarkohet nga posti i trajnerit pas humbjes së radhës.

Vetëm ndonjë ndryshim fenomenal i formës, diçka e ngjashme si për shembull me pesë fitore radhazi, do të mundë t’ia shpëtojnë të ardhmen afatgjate Lopeteguit, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell Los Blancos Albania.

Në fakt, ai do të jetë në stolin e Realit ndaj Viktoria Plzen të martën mbrëma sepse drejtuesit e klubit s’kanë pasur kohë ta bëjnë zëvendësimin e trajnerit.

Për Lopeteguin nuk ka më vend për gabim dhe ai në rast të ndonjë humbjeje në ndeshjet e ardhshme, ai do të shkarkohet menjëherë.

Ai duhet të fitojë patjetër sonte kundër ekipit çek, nëse dëshiron të jetë në stolin e Realit për ndeshjen e El Clasicos ndaj Barcelonës të dielën.

Drejtuesit e akuzojnë se skuadra është në gjendje të dobët fizike faji i tij, se nuk ka ende një mënyrë të qartë të të luajturit futboll, se ka dështuar ta nxjerrë më të mirën nga talenti Vincius Junior, dhe më e rëndësishmja se nuk po fiton.
Loading...
Powered by Blogger.