Formacionet zyrtare: Manchester United vs Juventus / FOTO


Old Traffordi është arena e kryendeshjes së xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Në Teatrin e Ëndrrave, Manchester Unitedi e pret kampionin e Italisë, Juventus.

Në dy ndeshjet e para, Djajtë e Kuq kanë arkëtuar katër pikë, nga një fitore dhe një barazim.

Pas dy xhirove të para, Zonja e Vjetër udhëheqë Grupin H me gjashtë pikë, me dy fitore të arritura nga po aq ndeshje.

Jose Mourinho do t’i aplikojë taktikat e tij të lojës përballë strategjisë së Massimiliano Allegrit.

Do të jetë ky një rikthim i Cristiano Ronaldos në Old Trafford si kundërshtar, ndërkohë që edhe Paul Pogba do të luajë për herë të parë kundër Juves.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Ronaldo.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Valencia ka fituar si mysafir i Young Boys (0-1). 
Loading...
Powered by Blogger.