Deklarata e CR7 për ndeshjen kundër Manchester United


Juventus dhe Manchester United nesër përballen në Old Trafford në Champions League, ku CR7 rikthehet aty ku kishte luajtur dikurë.

"Do të jetë e vështirë për ne, por kemi armët tona, jemi Juventus kështu që kemi shanse. E di që nëse luajmë mirë, nëse luajmë ashtu siç kërkon trajneri, ne mund ta fitojmë ndeshjen."

"Kemi respekt për Manchester United dhe nuk e nënvlerësojmë kundërshtarin. Jemi në një pozicion të mirë në grup dhe një fitore nesër do të na çonte më afër kualifikimit."

"Është speciale për mua të kthehem në Manchester. Këtu kam kujtime të bukura fitoreje dhe një lidhje të veçantë me Sir Alex Ferguson, të cilit i dërgoj një përqafim të madh. Është një person që më ka ndihmuar shumë."
Loading...
Powered by Blogger.