Carlo ​Ancelotti: "Gabimi i vetëm i Ronaldos ishte transferimi në Juventus."


Trajneri italian i Napolit, Carlo Ancelotti, ka thënë se transferimi i Cristiano Ronaldos në Juventusit nga Real Madridi është lajm i shkëlqyeshëm për Serinë A, por gabimi i tij i vetëm ishte zgjedhja e klubit që bëri.

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës dhe iu bashkua skuadrës së Juventusit për 112 milionë euro. Ai kishte arritur t’i shënonte 450 gola në 438 ndeshje me “Los Blancos.”

Ancelotti kishte qenë trajner i Cristiano Ronaldos për dy sezone, gjatë kohës kur ai ishte trajner i Real Madridit. Nga viti 2013 deri në vitin 2015, ata arritën që së bashku ta fitojnë një titull të Ligës së Kampionëve, një titull të Copa del Rey, një titull të Superkupës Evropiane dhe një titull të Kupës së Botës për Klube.

“Transferimi i Cristiano Ronaldos është lajm i shkëlqyeshëm për imazhin e Serisë A. Për një kohë të gjatë, kjo ligë ishte liga e super yjeve: Maradona, Platini, Zico, Zidane, Ronaldo, Shevchenko, Kaka, Ibra, e të tjerë’, ka thënë Ancelotti.

“Kjo gjë nuk ka qenë duke ndodhur edhe gjatë 10 vjetëve të fundit, por transferimi i Cristiano Ronaldos do ta rikthejë këtë gjë. Ai është një profesionist i mrekullueshëm, gabimi i tij i vetëm ishte transferimi në Juventus”.

Ronaldo është akuzuar nga Kathryn Mayorga se e kishte përdhunuar në tualetin e një hoteli në Las Vegas në vitin 2009. Ronaldo dhe përfaqësuesit e tij e kanë mohuar këtë akuza, por për shkak të dokumenteve që i ka publikuar gazeta gjermane Der Spiegel, Policia e Las Vegasit i ka rifilluar hetimet për këtë ngjarje.
Loading...
Powered by Blogger.